"Kishën famulltare në Gjakovë e ndërtuan katolikët dhe muslimanët" (FOTO LAJM)

Në manastirin e Shën Pjetrit dhe Palit në Gjakovë tani veprojnë katër françeskan: Nue Kajtazi(Guardian), Alexander Tanushi, Anton Nua dhe Ambroz Ukaj, që i përket provincës françeskane të Bosnjes (të quajtur Bosna Srebrena).

Në manastirin e Shën Pjetrit dhe Palit në Gjakovë tani veprojnë katër françeskan: Nue Kajtazi(Guardian), Alexander Tanushi, Anton Nua dhe Ambroz Ukaj, që i përket provincës françeskane të Bosnjes (të quajtur Bosna Srebrena).

“Ekziston një histori e gjatë që lidh provincën boshnjake dhe popullin shqiptar. Gjatë gjithë historisë katolicizmi është ruajtur nga populli shqiptar dhe në territoret shqiptare, ndërsa për këtë meritë të madhe kanë dhe françeskanët boshnjakë. Ata janë që kanë mbajtur traditën dhe besimin”, thotë në një intervistë për AA NueKajtazi, abati i manastirit të Shën Pjetrit dhe Palit në Gjakovë.
Kur ishte restauruar provinca françeskane Shqiptare më 1906, si provincial i parë u emërua françeskani boshnjak, At. Lovro Mihaçeviq. Pas Luftës së Parë Botërore, provinca françeskane Shqiptare mbeti mes dy shtetesh. Me kërkesë të Karriges së Shenjtë dhe në marrëveshje me qeverinë e atëhershme jugosllave, françeskanët boshnjakë në vitin 1925 pranuan administrimin e famujve të Kosovës Pejë, Zlokuçane, Zym dhe Gllogjan, dhe administrimin e Shën Antonit në Gjakovë, por jo edhe të famullisë që ekziston që nga viti 1851, famullia kryesore e Gjakovës, e cila që nga themelimi i famullisë, që të gjitha, përveç atyre që pas Luftës së Dytë Botërore, janë në pronësi nga ana e autoriteteve komunale.

Françeskanët boshnjakë më 1948 nënshkruan një kontratë me Ipeshkvinë Shkup-Prizren, me të cilën ata ua japin në dispozicion katër famullit e përmendura, kurse në këmbim marrin, së bashku me shenjtëret ekzistuese edhe famullinë e Gjakovës. Kontrata në praktikë është zbatuar 10 vjet më vonë – më 10 tetor 1958, që kur në Kosovë veprojnë françeskanët nën drejtimin e Provincës Françeskane të Bosnjës.

Lidhje e përhershme mes françeskanëve të Bosnjës dhe shqiptarëve 

“Të mos shkojmë larg në histori, mund të kthehemi deri tek provinciali i parë, At. Lovre Mihaçeviq, i cili rinovoi provincën shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë. Kjo ndodhi në fund të shekullit 18-të dhe në fillim të shekullit 19-të. At. Lovro Mihaçeviq dhe murgjër të tjerë nga Bosnja kanë lënë gjurmë të thellë tek populli shqiptar. Më vonë ata morën nxënësit më të mirë nga shkolla katolike duke i shkolluar ata në Goricë pranë Livnos dhe në Kreshevë”, thotë guardiani Kajtazi.

Posaçërisht françeskanin At. Gjergj Fishta i cili është një nga shkrimtarët dhe poetët më të mëdhenj shqiptarë dhe poetëve si dhe aktivistin e kulturës, si dhe patriotin At. Shtjefan Gjeçovi, i cili la gjurmë në gjuhën dhe kulturën shqipe (duke kodifikuar kanunin kombëtarë – kushtetutën e cila përcakton sjelljen gjatë tërë jetës). Ata kishin lidhje të posaçme me Bosnjën.
“Kur flasim për këto marrëdhënie, atëherë me të vërtetë duhet të shkruhet shumë. Mund të thuhet se falë këtyre provincave dhe françeskanëve edhe një herë është ringjallur pas ndërprerjes. Në Kosovë, kanë vepruar françeskanët boshnjak, kurse Tomë Xhaja ka vepruar edhe Gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ka lënë gjurmë në mesin e popullit shqiptar”, tha Kajtazi.

Në famullinë e Zlokuçanit por edhe e gjithë zona përreth Pejës, ende njerëzit flasin rreth tij. Dhe, siç thotë Kajtazi, ishte shumë i dashur, i denjë dhe njeri popullor.
“Në Gjakovë, pas Luftës së Dytë Botërore, kur komunistët dhe serbët përvetësonin dhe vrisnin murgjit, ata nuk mund të vepronin më, prandaj shkuan në Pejë, Zlokuçani … Pas kësaj tragjedie ishte arritur marrëveshje ndërmjet Ipeshkvisë së Shkupit dhe provincës Bosnjake që Murgjit të marrin Gjakovën si famulli, sepse aty kishin vendin e shenjtë të Shën Antonit dhe të largohen nga famullitë tjera”, tha kujdestari Kajtazi.

Është interesante se shqiptarët At. Nue Kajtazi dhe At. Aleksandër Tanushi ishin studentët e teologjisë françeskane në Nexhariçi të Sarajevës. I është mirënjohës profesorëve të teologjisë të cilët posaçërisht ishin të ndjeshëm ndaj shqiptarëve, sepse kishim probleme me gjuhën.
– Dy herë më shumë katolikë jashtë vendit se në famulli –
Ai thekson se në Kosovë jetojnë popullata shqiptare e përbërë prej shqiptarëve muslimanë dhe katolikë. Nga të cilët, sipas Kajtazit, në Kosovë jetojnë rreth tre përqind katolikë, ndërsa në Gjakovë katolikët përbëjnë rreth 30 përqind.

“Kryesisht rrethina përreth Gjakovës është katolike. Kurse në pjesë tjetër të Kosovës ka shumë pak. Përveç famullisë tonë, këtu ka edhe disa tjera, që janë më të vogla. Megjithatë, famullia e Gjakovës është më madhja, kështu që katolikët tjerë gravitojnë drejt Gjakovës dhe shenjtërores së Shën Antonit. Ne çdo ditë kemi kontakte me besimtarët. Rajoni i Gjakovës në bazë të atyre që kanë lindur dhe janë pagëzuar numëron rreth 15.000 deri 16.000 persona, por për fat të keq vetëm rreth 6,000 jetojnë këtu. Situata ekonomike që ishte para Luftës nga 1990-1999 kur ndaloi gjithçka së funksionuari dhe filloi shkatërrimi i Jugosllavisë dhe fabrikave që ishin, popullsia katolike, por edhe të tjerët, u detyruan që të migronin me të madhe nga Gjakova. Deri më tani rreth 6,000 persona jetojnë në famullinë tonë, kurse në famullitë tjera edhe më pak”, thotë At Kajtazi.

Veçanërisht vështirë ishte për françeskanët boshnjakë në Kosovë, në fund vitet e 90, konkretisht gjatë luftës në Kosovë. Manastiri kufizohej me kazermën e ish-APJ-së. Pjesë nga biseda me At Kajtazin ne realizuam pikërisht në hapësirën që kishte përdorur ish-ushtria jugosllave, e cila tani po meremetohet.

Kajtazi thotë se një murg ishte akuzuar për gjoja përgatitjen e njerëzve për kryengritje.


“Ata thanë se gjoja kishin gjetur armë. U arrestua At Ambrosi dhe ishte në burg për disa muaj me një grup intelektualësh. Ashtu ishte deri në 1998/99. Ishte situatë shumë e tensionuar dhe e trishtuar. Famullia ka humbur shumë besimtarë të cilët u vranë, mbi 200 persona”, thotë Kajtazi.

Ai vuri në dukje për “masakrën e madhe në Mejë, ku ishin vranë shumë njerëz nga ai vend dhe nga Korenica e Ramovaca, rreth 400 veta, katolikë dhe muslimanë u vranë në këtë vend”.

“Në këto 10 vite të pas luftës, ata i kthyen në disa raste nga Serbia, ku janë varrosur. Ka të disa prej tyre që akoma nuk janë gjetur. Kështu që tragjedia që ndodhi në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinë në një masë më të vogël, ka ndodhur edhe këtu në famullinë tonë të Gjakovës. Kishte edhe në vende të tjera, ku janë vrarë familje të tëra. Disa në fakt mendonin se serbët ishin vetëm kundër muslimanëve. Këto janë dëshmi se janë vrarë edhe muslimanë edhe katolikë. Cili ishte qëllimi i politikës së tyre, ne nuk e dimë, ata e dinë. Ne mund të flasim për viktimat që kanë ndodhur, fshatra të djegura”, thotë At Kajtazi.

Golgota e murgjve në Kosovë 

Duke pasur parasysh se kjo është vetëm një gardh i ndante me kazermat kur filluan bombardimet në vitin 1999 e gjithë komanda e ushtrisë jugosllave u transferua në manastir.

“Një natë murgjit dhe komanda ishin bashkë. Ata e ndanë manastirin për gjysmë. Të nesërmen përzunë murgjit duke i detyruar që të largohen sa më parë. Aty ndodheshin formacione të ndryshme ushtarake paraushtarake. Murgjit ikën në një famulli tjetër dhe shpëtuan të gjallë. Aty mbetën deri në fund të luftës. Kisha e famullisë ishte dëmtuar shumë nga bombardimet sepse aty kishte shumë bunkerë. Duke pasur parasysh se ajo ishte shkatërruar, ne u detyruam që ta rrënojmë plotësisht dhe të bëjmë një të re. Jam krenar me popullit tim këtu, sepse, përveç katolikëve, për ndërtimin e kishës ndihmuan edhe Muslimanët të cilët me mënyra të ndryshme dhanë kontributin e tyre, si me kamionë dhe me zhavorr. Popullata është shumë e mira”, tha At. Kajtazi.

Thekson se shumica e banorëve të Kosovë janë shqiptarë, ndërsa serbët jetojnë në enklava të vogla. Në Gjakovë thuhet se rreth 1.000 njerëz (serb) të cilët për fatin e keq të tyre, ishin mobilizuar, dhe pas përfundimit të luftës ishin detyruar që të iknin, kështu që tani ka vetëm disa plaka që jetojnë në Kishën ortodokse.

“Probleme ndërfetare nuk ka. Krenohem me popullin shqiptar. Kam frikë se janë infiltruar disa rryma ekstremiste dhe me atë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Jetoj me muslimanë, ata janë besimtarë dhe njerëz të mirë, sidomos kur flasim për kishën e Shën Andonit. Kur është ndërtuar kjo kishë njëqind vjet më parë edhe atëherë kishin dominuar muslimanët. Jo vetëm që kanë ndihmuar, por edhe tani vijnë dhe ndezin qirinj, dhe lënë lëmoshë. Për kishën e madhe të famullisë thonë se është Kishë Katolike, kurse për shenjtëroren e Shën Antonit, të gjithë thonë se kjo është kisha jonë e përbashkët. Njerëzit me të vërtetë janë të mirë. Me ekstremistët katolikë e as me ata muslimanë nuk do të doja të jetoja as këtu as ne jetën e amshueshme. Mbi të gjitha tek Shqiptarët ka dominuar vetëdija kombëtare dhe se ai është krenar për traditën, kulturën, gjuhën dhe besimin e tij”, thotë At. Kajtazi. /albeu.com/

 
Artikulli paraprakMania për një selfie prek edhe klerikët shqiptarë
Artikulli vijuesPatriotizmit të BDI-së i ka dalë boja!