Kleriku i fuqishëm Shiit Moqtada Al-Sadr ka udhëzuar ndjekësit e tij të Dielën që target të kenë trupat amerikane, në kampanjën kundër DAESH.
Këto fjalë erdhën menjëherë pasi sekretari i mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara Ash Carter tha se Pentagoni do të dërgojë 560 ushtarë shtesë për tu ardhur në ndihmë forcave irakiane për të marrë në duar përsëri qytetin verior të Mosulit, për një ofensivë që planifikohet në fund të vitit.
Sadr, i cili është një nga udhëheqësit e Ushtrisë së Mehdisë ka postuar në faqen e tij këto komente duke thënë se duhet sulmuar trupat amerikane, se ata janë target e tyre dhe kërkoi që ti përgjigjen milicit kësaj thirrje.
“Ata janë targeti ynë” ka thënë Sadr, pa dhënë shpjegime transmeton Reuters.
Edhe milici të tjera Shiite, të cilët janë të mbështetur nga Irani kanë bërë të njëjta deklarata gjatë viteve, për të sulmuar trupat e Shteteve të Bashkuara.
Kjo si konspiracion por tregon edhe niher lidhjen që mund të ketë DAESH me milicit shiite të përkrahur nga Irani./KohaIslame