Koka derri në parcelën e xhamisë në Grac

Në mëngjesin e ditës së mërkure, persona të panjohur kanë hedhur gjashtë koka derri në parcelën ku do të fillojë ndërtimi i xhamisë, dhe me gjakun e tyre i kanë ndotur tendat në të cilat momentalisht falet namazi.platz for moschee

Autorët kanë hyrë pa u vërejtur në tokën e bashkësisë islame në Grac.

Departamenti për sigurinë publike dhe Departamentit për luftë kundër terrorizmit janë duke hetuar rastin. Për shumë austriakë kjo nuk është arsye që taksat e tyre të shpenzohen në religjionin i cili “në vetë është terrorist.” Megjithatë, shërbimet vazhdojnë të apelojnë tek qytetarët që të japin informacione për gjetjen e autorëve.

Sipas shefit të Zyrës shtetërore për mbrojtje dhe luftën kundër terrorizmit, Rupert Meixner, incidente të ngjashme kanë ndodhur edhe në qytete tjera evropiane, ku janë planifikuar ndërtimet e xhamive. “Do të hetohet në të gjitha drejtimet, çdo gjë tregon se autorët kanë qenë anëtarë të skenës së djathtë”, tha Meixner.

Bashkësia Fetare Islame në Austri (IRCA) ka dënuar këtë veprim duke e quajtur si “të neveritshëm dhe degradues”, ndërsa Shoqata Kulturore Islame në Grac gjithë këtë e quan si ndyrësirë në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Për çdo rast, parcelës edhe më tej do të vëzhgohet , ndërsa të shtunën, kur pritet edhe vërja e gurthemelit, masat e sigurisë do të rriten.

Sipas vlerësimeve të organizatorit në këtë ceremoni peritet të marrin pjesë rreth 3.500 muslimanë nga e Austria dhe vendet tjera evropiane.

Artikulli paraprakNdërtohet xhamia e parë nën ujë në Arabinë Saudite
Artikulli vijuesIsh-ushtaraku gjendet i varur në pemë