Gra, kujdes nga infeksionet! Çdo e treta nga ju bart një infeksion!

Çdo njëra në tre gra mund të mbartë ndonjë infeksion në organin pjellor mbi të cilën ajo nuk din gjë.

Kjo ka dalur sipas një studimi të bërë në Skövde të Suedisë ku kryemjeku P. G. Larsson i spitalit Kärnsjukhuset zbuloi se 30 % e grave të cilave iu bënë analiza kishin infeksione bakteriale në organin pjellor.
Simptomat që shquhen më tepër janë lëngjet me erë të keqe.
Shumë gra përpiqen që ta heqin këtë erë duke përdorur shpeshherë barna natyrore që mund të merren pa recetë në barnatore. Këto barna mund të ulin vlerën e PH-së dhe të zhdukin lëngjet, por kjo nuk do të thotë se këto gra janë shëruar tashmë.
– Lëngjet mund të jenë një shenjë që tregon mbi praninë e një sëmundjeje të rëndë dhe duke ulur simptomat gratë rrezikojnë ta mbajnë gjallë sëmundjen dhe të mos e zbulojnë atë në kohë, thotë Larsson.
Ai tregon gjithashtu për raste ku infeksioni është shndërruar në kancer, duke çuar në vdekjen e të sëmurit./Göteborgs-Posten/rruzull/kohaislame.com

Për detale të higjienës intime, lexoni artikullin: Higjiena intime, gjithçka qe duhet te dini mbi te

 

Artikulli paraprakKolla nga ftohja është e mirë?
Artikulli vijuesNdihmo redaksinë Kohaislame.com