KOLORADO PËRBALLET ME ZJARRET E PYJEVE

0
122

Me mijëra hektarë të pyjeve janë shkatërruar nga këto zjarre.

Kolorado e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përballet me zjarret e pyjeve.

Për shkak të zjarrit që kaploi pyjet e Kolorados janë evakuuar një numër i madh i vendbanimeve.

Pas disa javëve Koloradoja sërish përballet me zjarret e pyjeve. Pyjet në veri të vendit për shkak të temperaturave të larta dhe thatësirës kaplohen nga zjarri.

Prefekti i Kolorados bëri të ditur që për shkak të erërave të fuqishme zjarri që kaploi pyjet është duke u përhapur me shpejtësi.

Me mijëra hektar të pyjeve janë bërë hi.

Ndërkaq me ndërhyrje nga toka dhe ajri bëhen përpjekjet që zjarri për të vihet nën kontroll.

Ndërsa ende nuk është përcaktuar shkaktari i zjarrit.

Disa nga vendbanimet janë evakuuar për shkak të tymit që mbuloi qiellin.

Ky shtet i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që jetoi njërën prej pranverave më të thata të viteve të fundit edhe para dy muajve u përball me zjarret e pyjeve.

Ndërkaq edhe nga zjarret që kapluan pyjet e fqinjit të Kolorados, Nju-Meksiko kanë shkatërruar një sipërfaqe të madhe të pyjeve. /trt/kohaislame