Komanda ushtarake e SHBA-ve: sateliti i Koresë së Veriut nuk kontrollohet nga Toka

Sateliti artificial i Koresë së Veriut që u lëshua të mërkurën, me sa duket, nuk kontrollohet nga Toka. Kjo u njoftua sot nga një përfaqësues i Komandës së Forcave të Armatosura të SHBA-ve.

Shërbimet amerikane të zbulimit nuk kanë arritur të regjistrojnë ndonjë shkëmbim informacioni ndërmjet këtij objekti kozmik dhe Tokës. Përfaqësuesi i Komandës ushtarake amerikane nuk e quajti atë satelit, por përdori fjalën “objekt”.

Aktualisht nuk ka asnjë kërcënim të rënies së satelitit nga orbita e Tokës, por në përgjithësi fluturimi i tij të jep përshtypje të paqëndrueshme. SHBA-të do të vazhdojnë të monitorojë objektin.

Artikulli paraprakRreziku nga produktet e dyshimta në tregun kosovar
Artikulli vijuesPakistani dhe India – hapa drejt paqes?