Pakistani dhe India – hapa drejt paqes?

Pakistani dhe India kanë futur një regjim të ri të vizave, që do ta bëjë më të lehtë udhëtimin në mes të dy vendeve.

Marrëveshja është nënshkruar në Nju Delhi nga ministri i Brendshëm i Pakistanit, Rehman Malik, dhe homologu i tij indian, Sushilkumar Shinde.

Malik ka thënë se rruga drejt paqes midis dy rivalëve kryesorë “ka avancuar për shkak të ndërveprimit në rritje midis dy qeverive”.

Anëtarët e familjeve të ndara, turistët, biznesmenët dhe pelegrinët janë ata që më së shumti do t’i mirëpresin lehtësimet e udhëtimit.

Marrëdhëniet midis Nju Delhit dhe Islamabadit janë përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme, pasi dhjetë pakistanezë të dyshuar kanë vrarë 166 njerëz në një zonë komerciale në Mumbai, më 2008.

Artikulli paraprakKomanda ushtarake e SHBA-ve: sateliti i Koresë së Veriut nuk kontrollohet nga Toka
Artikulli vijuesEgjipti voton për kushtetutën