Komandot nënujore turke ngjallin tmerr tek armiku

Forcat Detare Turke, me një fuqi që marrin nga historia rrënjësore dhe e respektueshme, burimet aktuale, pa neglizhuar edhe kushtet e vendit, me një vetëdije historike të krijuar prej qindra vjetësh, kanë arritur në një strukturë të fuqishme dhe moderne.
 
Forcat Detare Turke, kanë zënë vendin e merituar në mbrojtjen e vendit dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm për ta bërë Republikën periudhën më të gjatë të mbizotërimit të paqes në historinë e turqve. 
Në videon e bashkangjitur këtij lajmi, vihen re pamjet filmike nga trajnimi i trupave të Komandës së forcave speciale të Marinës të Forcave të Armatosura të Turqisë të cila u publikuan në faqen zyrtare të Forcave Detare Turke nga ku më pas pati një përhapje të gjerë në mediat sociale. 

 
Këto trupa të themeluara në vitin 1963 me emrin Komandot Nënujore, përbëhen nga oficerët dhe nënoficerët më të mirë të Forcave Detare Turke.
Artikulli paraprakAgjerimi si Kurim psikologjik
Artikulli vijuesÇfarë duhet të hamë për syfyr?