Koment-Konkursi i karikaturës në SHBA ia arriti qëllimit

Reagime dhe kritika ndaj anti-islamikes Pamela Geller në SHBA
 
Organizatat myslimane në SHBA kanë reaguar ndaj organizatoreve të konkursit provokativ të karikaturave të Profetit Muhammed i cili u mbajt në Dallas të Teksasit të SHBA-së. Gjithashtu tërheqin vëmendjen edhe kritikat në mediat amerikane ndaj Pamela Geller, kryetares së organizatës e cila organizoi konkursin.
Mike Ghouse, kryetari i Kongresit Mysliman Botëror me qendër në Teksas në një deklaratë shpjegoi se Pamela Geller e njeh personalisht dhe se kanë marrë pjesë së bashku në programet televizive që prej 5 vjetësh.
– “Janë aq të mbushur me urrejtje”-
Edhe Drejtori i Komunikimit Kombëtar i Këshillit për Marrëdhëniet Islame Amerikane (CAIR), İbrahim Hooper në një intervistë theksoi se ndjenja e urrejtjes nuk është e përkufizuar vetëm me Teksasin, por se akte të ngjashëm të urrejtjes mund të gjenden edhe në shtetet e tjera të SHBA-së.
– Kritikat ndaj Geller në median amerikane-
Në median amerikane duke u pohuar se dhuna nuk mund të tregohet asnjëherë si e drejtë, tërheqin vëmendjen kritikat e rëndësishme për hapin e fundit të Geller. Në titullin kryesor të gazetës “Dallas Morning News” është theksuar se karikaturat e profetit Muhammed kanë qenë të pa këndshme, por përsëri liria e shprehjes duhet të zbatohet për të gjithë.
Gjithashtu në shkrim është pohuar se Geller “lirinë e shprehjes e ka përdorur në linjën e provokacioneve dhe të sulmit”, duke kryer një provokim të qëllimshëm.
– “Nëse konkursi ishte një kurth, ia arriti qëllimit”-
Ndërsa “Washington Post” në lajmin e saj në lidhje me Geller ka përdorur shprehjen “Nëse konkursi ishte një kurth, ia arriti qëllimit”.
Gazeta e cila ka tërhequr vëmendjen se liderët myslimanë e kanë dënuar sulmin dhe se me organizimin e aktiviteteve nga Geller me qëllime provokative ndaj shumë segmenteve ka marrë kritika të shumta. Ajo ka shkruar se shprehjet e Geller në një intervistë me to ku ajo u shpreh se “Kemi bërë përgatitjet tona për dhunë” tregojnë qartë se ajo ka qenë e përgatitur për këtë.
Sipas gazetës e cila tërheq vëmendjen se Geller në një deklaratë pas sulmit ishte goxha “me humor” ajo ka theksuar se Geller tashmë e ka miratuar prej kohësh një rol provokues.
– “Një organizatë e drejtuar nga injorantët”-
Ndërsa Marc Randazza, një nga avokatët e lirisë së shprehjes në CNN duke theksuar se konkursi i karikaturave është i qëllimit për të krijuar provokime dhe duke theksuar se organizata e Geller “nuk përbëhet nga njerëzit më të mirë” , ai ka pohuar se ajo është një organizatë degë e një organizate ksenofobike evropiane dhe se drejtohet “plotësisht nga një grup injorantësh”./trt
Artikulli paraprakGjermani, operacion ndaj një organizate e cila kishte planifikuar sulme ndaj xhamive
Artikulli vijuesKinë, myslimanët detyrohen nga autoritetet të shesin alkool