Në proçesin gjyqësor që po mbahet në Gjykatën e Lartë të Malit të Zi në lidhje me tentativën për grusht shteti, ka dhënë dëshminë e tij Sasha Singjeliç, i cili është i vetmi person që kishte kontakte të drejtpërdrejta me dy rusë që besohet të jenë oficerë të sigurimit shtetëror dhe të akuzuar në mungesë si organizator të komplotit.
“Katër herë kam marrë nga 25 mijë euro dhe dy herë nga 50 mijë euro”, ka thënë dëshmitari kryesor duke sqaruar se paratë duhet të përdoreshin për të paguar njerëzit që do të vinin në Mal të Zi, për të organizuar komplotin dhe për t’i blerë armët.Sipas akuzës, në Mal të Zi më 2016 ishte organizuar një komplot nga Rusia për vrasjen e liderit Milo Djukanoviç dhe grusht shteti në vend.
Proçesi gjyqësor mbi grusht shtetin në Mal të Zi vazhdon të mërkurën ku pritet që dëshmitari kryesor të paraqesë hollësi tjera mbi çështjen në fjalë.