Uashingtoni pritet të legalizojë marijuanën

0
132

Banorët e Uashingtonit që mbajnë sasi të vogla të marijuanës nuk do të dënohen, pasi Këshilli i qytetit votoi ditën e martë për reduktimin e penalizimit në përmasat e një gjobe të vogël. Dhjetë nga njëmbëdhjetë anëtarët e Këshillit votuan për të gjobitur pronarët e sasive të vogla të marijuanës me një gjobë civile prej 25 dollarësh.

Këshilli propozoi ruajtjen e ligjit që e bën të jashtëligjshme pirjen e saj në publik, edhe pse gjoba maksimale për këtë shkelje është reduktuar. Nëse më parë duhej bërë një vit burg dhe duhej paguar gjoba prej 1000 dollarësh, tani janë bërë gjashtë muaj burg dhe 500 dollarë gjobë. Gjoba është e njëjtë për banorët që kapen në publik me shishe të hapur alkooli.

Projektligji është në duart e kryebashkiakut të Uashingtonit, Mayor Gray, i cili po planifikon të autorizojë ligjin, që më pas do të kalojë për votim në Kongres. Nëse ligji miratohet, Uashingtoni do të bashkohet me 17 vende të tjera në ShBA që kanë miratuar një formë legalizimi të marijuanës./bs/kohaislame