Mbytet anija në detin jugor të Kinës, 15 persona rezultojnë të zhdukur

15 persona deklarohen të humbur si pasojë e mbytjes së një anijeje në detin jugor të Kinës, që transportonte klandestinë dhe tentonte të hynte në Kinë në mënyrë ilegale.

Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Shinhua në territorin e ujërave të rajonit të veçantë administrativ Makao që gjendet në jug të Kinës është mbytur një anije e cila transportonte 19 persona. Nga personat që gjendeshin në bord mësohet se 4 janë shpëtuar, ndërsa 15 të tjerë deklarohen të zhdukur.

Në anije përveç kapitenit dhe 2 persona të ekuipazhit ndodheshin 16 klandestinë. Për personat e humbur kanë nisur operacionet e kërkim-shpëtimit./alsat-m

Artikulli paraprakDiplomatët e huaj druajnë se mund të jenë përgjuar?
Artikulli vijuesPDK-ja prish koalicionin me LDK-në në Kaçanik