Rreth orës 01:53 komuna e Mitrovicës është sulmuar me kallashnikov, duke i shkaktuar dëme materiale në thyerje të dritareve.
Burime të Veriu.info nga komuna bëjnë të ditur se plumbat e kanë goditur katin e tretë, ku plumat kanë thyer disa dritare.
Ky sulm vjen vetëm një ditë pas thyerjes së xhamave të automjete të komunës, nga ish rojat e parkingut, të cilët nuk pranuar t’i punonin nën menaxhimin e një kompanie private, por insistuan që të punonin nën menaxhimin e OVL të UÇK-së, ani pse rrogat do t’i merrnin të njëjta.
Kontrata OVL të UÇK-së i është ndërprerë pas rekomandimit të Auditorit të Përgjithshëm, pasi që kishte vërtetuar se ishte nënshkruar në kundërshtim me ligjin në vitin 2012 nga Avni Kastrati.
Ndryshe, sot bëhet përurimi i fabrikës së kërpudhave në Gushavc të Mitrovicës, premtim që kryetari Agim Bahtiri e kishte bërë në fushatë zgjedhore.