Kanë kaluar plotë 3 vite që kur ishte vënë gurthemeli për ndërtimin e xhamisë së madhe në Prishtinë.
Që nga viti 2012 Bashkësia Islame e Kosovës pret leje për fillimin e punimeve për ndërtimin e faltores myslimane. Por, Komuna e Prishtinës, ende nuk ka marrë një vendim.
I pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti pati thënë se besimtarët mysliman do të i gëzojë në ramazan me leje për ndërtimin e kësaj xhamie, por në BIK thonë se nuk e dinë përse u vonua.
Kryeimami, Sabri Bajgora ka thënë për Gazetën Fjala, se BIK-u ka kohë që ka dorëzuar dokumentacionin e plotë për të marrë lejen për ndërtimin e kësaj xhamie, por ende janë duke pritur komunën.
Ndërkaq, në ktë institucion nuk flasin fare për këtë temë.
Gazeta Fjala ka provuar të kontaktojë me zyrtarët përgjegjës të Komunës së Prishtinës lidhur me lejen për ndërtimin e xhamisë së madhe, por nuk ka marr përgjigje.
Ndërkohë imami nga Drenasi, Osman Musliu, ka thënë se BIK’u asnjëherë nuk do të mund ta ndërtojë xhaminë e madhe në Prishtinë derisa udhëhiqet nga Naim Tërnava.
Madje ai thotë se shteti është duke luajtur lojëra jo të mira sa i përket ndërtimit të kësaj xhamie.
Kjo ngase sipas Musliut, kreu i BIK-ut, po punon më shumë për interesa personale se sa në të mirë të myslimanëve.
“Normal që unë kam bindje që Naim Tërnava asnjëherë s’ka me arrit me ndërtu Xhamin e Madhe në Prishtinë sepse atij i më shumë i intereson biznesi personal se sa derti i besimtarëve”, ka thënë ai./Gazeta Fjala/