Kryesia e partisë “Uniteti” në mbledhjen e mbrëmshme me kryetarët e degëve, në të cilën u analizua situata aktuale politike dhe procesi i strukturimit të partisë në nivel të shtetit, miratoi dhe Vendim për mbajtje të Kongresit të parë të partisë.
Sipas këtij Vendimi, Kongresi i parë i “UNITETIT” do të mbahet më 14 shkurt 2016 (e diel), në hotelin “Aleksandar Pallas” në Shkup. Në të, përveç akteve për punë, pritet të miratohen Programi politik dhe Statuti i “Unitetit” si dhe të votohen organet partiake me mandat katërvjeçar: Kuvendi qëndror dhe Kryetari i partisë.