Ishte natë e sytë e mi ishin drejtuar drejt yjeve ndricuse, ndjeja në zemrën time një boshllëk dhe lutesha që dikush të me tregonte rrugën e jetës.Pyesja veten pse jetoj e si eci në këtë tokë duke zbrazur në të mëkatet e mia, mendoja sa bujare qe toka e durimtare, shihja drejt qiellit e cuditesha me qetësinë e tij, nuk isha e qetë derisa thellë në shpirt besoja se ”dikush ” ka krijuar gjithcka.
Ajo që doja ishte të fitoja dritën më të bukur se drita e yjeve, e ajo është drita e besimit, atëherë nisa të mesoj kuptimin e kësaj bote e, kjo s’ishte rastësi dhe as hamendje fëmijërore. Isha futur në rrugë pa rrugëdalje në kërkim së të vërtetës. Mbaja një kryq në qafë e lexoja vargje Biblike më dukeshin përralla të bukura. Një ditë mendova me vete, nëse ai Jezusi është varur në kryq për mëkatet e njerëzve e ata janë te shpëtuar pse jetojnë në këtë botë me vuajtje, thash me vete nëse dikush do vriste dikë tjetër me pistoletë të afërmit e tij nuk do ta varnin atë në qafë e kështu e hoqa kryqin e besoja Zotin të Plotfuqishëm, por vargjet Biblike thoshin se Zoti ha, pi, fle si ne.
Thash me vete si mund të të ndihmojë dikush që nuk sjell dot as vetën në jetë? Si mund të të sjelle mirë dicka që është bërë nga duart e tua? E lash këtë rrugë të humbur dhe prapanike. Desha t’i thërras llogjikës e të bindem se cila është rruga e jetës…
Më thoshin të mos e besoj Zotin pasi nuk duket, shihja gjurmët e mia në borë e mendoja se edhe Zoti ka lënë argumente për t’u besuar. Duke u bërë 12 vjece kuptova se mund t’ju ktheja një përgjigje, edhe ajri nuk duket, edhe mendja edhe shpirti i robit nuk duken, por gjithsesi ekzistojnë se ne e ndiejmë ajrin, dhimbjen etj, pastaj nëse nuk do kishte Krijues nuk do kishte krijesa, cdo gjë që ekziston dëshmon për ekzistencën e Allahut. Kjo ështe rruga e jetës rruga e lumturisë tashme nuk ndiej boshllëk, por kënaqesi të pakrahasueshme kjo është rruga e shkencës, rruga e dijës së dobishme, rruga e shpëtimit, rruga e pastër që e bënte varfrinë me zemër të pasur, të pasurin kokëulur, të bardhin të përqafojë të ziun, mëkatarin e bën të shpresoje, vepërmirin të veprojë, kjo rrugë bën që dijetarët të friksohen dhe jetimet të mëshirohen.
Lus Allahun të udhëzojë cdo njeri që kërkon udhëzimin!
You Might also Like
Berisha: Jugu përmbytet, Rama krifet
Ish-kryeministri Berisha reagoi dje për përmbytjet e shumta që ndodhën në Jug të vendit, ku…
By
2 Min Read
Turqi, 111-vjeçari Zubeyir Bakir bën Bajram me 110 pasardhësit e tij
MUSH (AA) – Në Mush të Turqisë, 111-vjeçari Zubeyir Bakir ka përjetuar gëzimin e të…
By
2 Min Read
Si tu rezistojmë tundimeve – aspekti shkencor dhe trajnimi
Është shumë e rëndësishme të dominosh mbi seksin, urinë dhe zemërimin, sepse fiton sukses dhe…
By
6 Min Read
VIDEO – A është mirë përkthimin apo tefsirin e Kuranit ta lexojmë
Vazhdojmë me pyetjen e radhës me qëllim mësimin e kësaj feje madhështore, pyetja e radhës…
By
0 Min Read
Në Maqedoni dje janë dhënë vërtetime për vetëm 22 migrantë
Gjatë ditës së djeshme janë dhënë vërtetime për qëllimin e shprehur për dorëzim të kërkesës…
By
2 Min Read
Britani, vritet imami që po kthehej nga xhamia
Një imam i një xhamie është vrarë pasi është sulmuar nga persona të paidentifikuar. Sulmi…
By
2 Min Read
