Pamje të tmerrshme: Vritet i pastrehu në mes të rrugës nga Policia!

​Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur policia vret një të pastrehë.

Ngjarja ndodhi në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Video nis fillimisht me një përplasje të dhunshme mes një burri dhe disa oficerëve të policisë në lagjen Skid Roë.

Krejt papritur dëgjohet një zë: “Lëshoje armën”.

Më pas dëgjohen pesë krisma.

Policia duhet të konfirmojë nëse ai kishte armë.

Dëshmitarët thonë se ai nuk kishte armë.

Një zyrtar tha se po hetohet për ngjarjen.

Ajo vjen pas një serie vrasjesh të personave me ngjyrë nga policia amerikane.

Këto vrasje kanë provokuar protesta në mbarë vendin./Express

KUJDES: PAMJE TE RENDA

“>

Artikulli paraprakMijëra vetë marshojnë paqësisht në Moske për nder të opozitarit të vrarë, Boris Nemtsov
Artikulli vijuesProtagonistja e ‘Fifty Shades of Grey’, i bashkohet ISIS-it’ (VIDEO)