Mijëra të huaj luftuan në Siri

Ndërmjet 3,300 dhe 11,000 luftëtarë nga më shumë se 70 vende, duke përfshirë një numër nga Evropa Perëndimore, i janë bashkuar luftës në Siri kundër presidentit Bashar al-Asad, raportoi të martën një grup kërkimor.

Pasi forcat e sigurimit shtypën protestat paqësore më shumë se 40 vite të sundimit të familjes Asad, në vitin 2011 pasoi një revoltë e armatosur. Pra mbi 100,000 njerëz janë vrarë dhe miliona janë detyrurar të lënë shtëpitë e tyre.
“ Ne vlerësojmë se nga fundi i vitit 2013 deri në dhjetor të 2103- në mes 3,300 dhe 11,000 persona kanë shkuar në Siri për të luftuar kundër qeverisë së Asadit,” tha Qendra Ndërkombëtare për Studimin e Radikalizmit(ICSR), një partneritet i pesë univerziteteve i bazuar në King Kolegj Londër.
“ Këto shifra përfshijnë ata të cilët janë aktualisht në Siri, si dhe ata që janë kthyer në shtëpi, janë arrestuar apo vrarë.”
Raporti tregoi se arabët dhe europianët përbëjnë pjesën më të madhe të luftëtarëve të huaj, deri në 80 për qind, por edhe Azia Juglindore, Amerika e Veriut, Afrikë, Ballkan dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik janë të përfaqësuara me luftëtarë.
Evropianët perëndimorë, me kontigjentet më të mëdha nga Franca dhe Britania, përfaqësojnë deri në 18 për qind të luftëtarëve të huaj në Siri, thuhet në raport. Deri në 70 për qind ishin nga Lindja e Mesme .

Aty përmenden vlerësimet e një rritje tre-fish të evropianëve perëndimorë nga prilli i këtij viti./mszh/kohaislame

Artikulli paraprakSerbia fitoi negociatat me BE në janar, Shqipëria u shty për qershor
Artikulli vijuesMoti i ftohtë dhe sëmundjet e zemrës