Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në emisionin “Rubikon” të KTV-së ka thënë se Dardan Molliqaj ka projekt politik për ta dëmtuar Vetëvendosjen.
“Ti ke pasur projekt politik. Qëllimi ka qenë eliminimi politik i Albinit. Madje, ti më ke propozuar edhe mua kryetar, vetëm e vetëm që të mos jetë Albin Kurti kryetar”, i ka thënë Konjufca Molliqajt.
Madje, sipas Konjufcës, Dardan Molliqaj do të jetë kryetar i partisë së re.