Konsumimi i alkoolit ju shkatërron kujtesën

Konsumimi i alkoolit sjell dëme të mëdha tek trupi i njeriut. Vetëm 500 ml birrë ju sjell dëme të mëdha imagjinoni ç’ndodh me trupin e atyre që konsumojnë litra të tëra.

Sipas një studimi të disa shkencëtarëve të Universitetit College në Britaninë e Madhe, burrat e moshës së mesme rreth 40 vjeç që konsumojnë më shumë se 500 ml birrë në ditë rrezikojnë në përshpejtimin e humbjes së kujtesës. Në këtë studim morën pjesë më shumë se 5000 burra për një periudhë prej 20 vitesh. Nga rezultatet u arrit në përfundimin se kishte dëmtim të parakohshëm në humbjen e kujtesës së personave rreth moshës 40 vjeçare. Ata shfaqnin përkeqësim në aftësitë e tyre për të kujtuar një informacion, që është ekuivalente me plakjen e kujtesës për gjashtë vjet. /e.gj/noa.al/kohaislame

Artikulli paraprakNdërhyn policia për zhbllokimin e Rektoratit
Artikulli vijuesPastroni mëlçinë, për të qenë më të bukur dhe më të shëndetshëm