Ndërhyn policia për zhbllokimin e Rektoratit

Policia e Kosovës ka ndërhyrë për t’i larguar studentët të cilët sot kanë bllokuar hyrjen e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Policia ka arrestuar disa nga protestuesit e UP-së të cilët kishin bllokuar hyrjet e Rektoratit qysh në mëngjes. Studentet janë larguar me forcë nga vendi, pas urdhrit të policisë që ata duhet të lirojnë menjëherë hyrjen e ndërtesës. Studentët e arrestuar janë dërguar menjëherë në stacion të policisë. Kurse, disa studentët po vazhdojnë të protestojnë jashtë rrethojave të ndërtesës së Rektoratit.
Studentët thonë se janë të vendosur me kërkesat e tyre që rektori Gashi të dorëhiqet, të nisë një hetim për stafin akademik të UP-së pas skandalit të fundit, si dhe politika të mos ndërhyjë në punën e universitetit nëpërmjet këshillit drejtues të UP-së./exp/kohaislame

Artikulli paraprakPër çfarë arsye është quajtur feja Islame me këtë emër (Islam)?
Artikulli vijuesKonsumimi i alkoolit ju shkatërron kujtesën