Institucionet e vendit u lavdëruan se arritën ta ndalnin hyrjen e trenit të Serbisë në Kosovë, por nuk po arrijnë të kontrollojnë kontrabandën, tregun e as të licencojnë ndonjë nga bizneset në veri.
“Nis Petrol” është pikë e derivateve të naftës me 56 për qind të aksioneve të Kompanisë Ruse “Gazprom” dhe pjesa tjetër aksione të Qeverisë Serbe.
Kjo kompani vazhdon të operojë pa licencë, duke mos u penguar nga askush, raporton KTV.
Krejt çfarë ka arritur të bëjë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është t’i fotografojë këto pika të derivateve.Ministrja Hykmete Bajrami, ka thënë se kjo pikë nuk është funksionale.
Por, në realitet situata është ndryshe. Kohavisoni ka qëndruar në pjesën veriore dhe nga afër shihet qartë se kjo pikë e derivateve funksion pa problem. Ministrja Bajrami po pret që “Nis Petroli” të bëjë kërkesë për licencim.