Një tjetër krim brenda familjes goditi kryeyqytetin, duke regjistruar vrasjen e tretë të tillë, brenda pak ditësh në Tiranë, e të katërtin në vend. Alketa Cani, 36-vjeçare, u ekzekutua nga bashkëshorti i saj, Ilirjan Cani, në banesën e tyre, rreth orës 18:00 të së hënës. Më pas, burri tentoi të vrasë edhe veten, por fqinjët e transportuan atë për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, në një gjendje të rëndë për jetën. Policia, pasi mblodhi dëshmitë e para, thotë se çifti kishte konflikte prej kohësh, ndërsa autori i vrasjes e akuzonte bashkëshorten për tradhëti. Por, policia tha se në momentin e kryerjes së krimit, ai ishte nën efektin e pijeve alkoolike. Krimi, sipas policisë u krye me një automatik tip kallashnikov, dhe 36-vjeçarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme, duke marrë plumba në kokë dhe në trup. Çifti Çani kishte dy fëmijë të vegjël. Pista kryesore e hetimit ka qenë xhelozia, ndërsa policia ka marrë në ruajtje të arrestuarin për këtë krim në Spitalin Ushtarak. Më herët, të hënën paradite, një 44-vjeçar vrau bashkëshorten e tij, me mjete të forta, në rrethana që ende po hetohen nga policia. Ngjarja ndodhi në Fushë Mamurras, kur Marjan Lleshi ekzekutoi bashkëshorten e tij 27-vjeçare, Valbona. Policia e komisariatit të Kurbinit arrestoi 44-vjeçarin, i cili pranoi të ketë kryer krimin për motive xhelozie. Ngjarjet e së hënës kanë tronditur opinionin publik, pasi vijnë fill pas vrasjes në rrugë të një nëne të dy fëmijëve, të shtunën e kaluar në mëngjes, dhe një nëne të tetë fëmijëve në Kombinat. Vrasja e Alketa Canit është vrasja e tretë ndaj një gruaje brenda tri ditësh pas asaj të ndodhur ditën e shtunë po në Tiranë dhe e katërta që nga fillimi i muajit, pas asaj të ndodhur në lagjen Kombinat të kryeqytetit. Të katërta rastet kanë kaluar në hetimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, me ndryshimet e reja të kodit penal, çka mendoheshin se do të parandalonin krimin në familje. Por, edhe pse me dënime tejet të rënda, për ata që kryejnë krime të tilla, vala e tyre ka goditur sërish vendin, duke u kthyer në një makth për situatën e rendit në vend, duke pasur parasysh se janë kryer me armë luftarake në dy raste, si edhe në publik. Policia sërish ka mbetur larg parandalimit të kësaj vepre të rëndë penale. / Tch/kohaislame
You Might also Like
Ja çfarë tha George Bush kur u pyet se çfarë i shkon për mend kur dëgjon fjalën “Shqipëri”.
Islamofobia te shqiptarët është infiltruar përmes shteteve fqinje sllave. Në mënyre që t'na paraqesin para…
By
1 Min Read
Konferencë për emigrantët në vendet transiotore dhe implikimet e sigurisë
Konferencë ndërkombëtare me temë "Migrimet dhe vala e refugjatëve në vendet transitore: implikimet e sigurisë",…
By
1 Min Read
Komuna e Gostivarit përkrah aktivitetin e Kurban Bajramit të Sektorit të Femrës Myslimane
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta takoi përfaqësueset e Sektorit të Femrës Muslimane që…
By
1 Min Read
Operacion masiv, 200 policë kundër kanabisit në Shkodër
Policia e Shkodrës njoftoi sot se po vazhdon në ditën e tij të dytë, operacioni…
By
1 Min Read
Historia e shkodranes: Ja si fillova të prostituoj pasi më braktisën prindërit
Shfrytëzimi i vajzave të reja për prostitucion përbën një ndër plagët më të rënda të…
By
8 Min Read
Serbia dhe Mali i Zi mund t’i bashkohen BE-së në këtë vit
Mali i Zi dhe Serbia duhet të jenë gati për anëtarësim në Bashkimin Evropian më…
By
4 Min Read
