Koreja e Veriut: grave sërish iu ndalon të ngasin biçikletën

Autoritetet e Koresë së Veriut kanë ndaluar sërish gratë të ngasin biçikletën.

Grave iu lejua zyrtarisht ngarja e biçikletave vitin e kaluar, por me datë 10 janar ndalimi u rivendos. Nëse më parë një grua e hipur në biçikletë vetëm gjobitej, tani asaj do t’i konfiskohet biçikleta.

Mediat koreanoveriore kujtojnë shpesh se imazhi i femrës hipur në biçikletë bie ndesh me normat e moralit socialist. Në të njëjtën kohë biçikletat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për shtetasit koreanoveriorë, pasi ata nuk kanë makina, motorë apo mjete të tjera transporti. Biçikleta për gratë ishte e vetmja mënyrë për të transportuar fëmijët ose produktet ushqimore nga tregu.

Artikulli paraprakSpiunazhi kompjuterik: pas gjurmëve të "Tetorit të Kuq"
Artikulli vijues"Anonymous" sulmuan MIT