Kosi dhe vlerat ushqyese për fëmijet

Kosi dhe vlerat ushqyese për fëmijet
I njohur që në lashtësi, ky lloj ushqimi (kosi) përmban shumë vlera ushqyese të cilat ndihmojnë shumë organizmin tonë.
Karakteristikat e kosit bëjnë që ai të jetë një ushqim i shëndetshëm dhe me shumë vlera kështu ai i përshtatet shumë mirë si nënave ashtu edhe fëmijëve.
Karakteristikat:
Ai përmban yndyrna të cilat asimilohen shumë mirë nga trupi i njeriut, për vetë faktin se janë të përbëra nga copëza shumë të vogla.
Proteinat e tij kanë në përbërjen e tyre të gjtha aminoacidet e nevojshme, të cilat ndihmojnë në rritjen e imunitetit dhe këshillohen kundër infeksioneve.
Kosi në përbërjen e tij ka kalcium dhe fosfor, të cilët janë të nevojshëm si tek femijët ashtu edhe tek të rriturit (për të shmangur osteoporozën).
Prezenca e kompleksit të vitaminave B, bën që kosi të luajënjë rol të rëndësishëm gjatë çrregullimeve intestinale.
Prezenca e vitamines PP në kos mbron organizmin nga shqetësimet digjestive dhe nervore dhe e ndihmon atë të mbajë ekuilibër.
Kosi është shumë i pasur me kripra minerale, në mënyrë të veçantë me kalcium, kjo karakteristikë e bën kosin të jetë një ushqim shumë i mirë për fëmijët.
Kur këshillohet përdorimi i kosit:
Kosi është një ushqim shumë i mirë po të përdoret çdo ditë dhe sidomos në rastet e dietave, gripit, infeksioneve, helmimeve (intoksikimeve) etj.
Kosi dhe fëmijët:
Siç thamë deri tani, kosi është një prodhim i fresket dhe i ushqyeshëm duke marre parasysh edhe vlerat e pasura që ka në kalcium, fosfor, proteina. Një pasdreke e mirë, e lehtë, por gjithmonë me shumë vlera ushqyese për fëmijët do të ishte kosi, por duhet marrë parasysh se po të kombinohet me fruta apo me drithëra të ndryshëm ai do të jetë gjithmonë një kos special kështu që edhe fëmijët do të kënaqen më shumë.
Jogurti, me sukses mund të evitojë diarrenë te fëmijët
Bakteret “mike” të jogurtit dhe prodhimeve të tjera qumështore mund të pakësojnë numrin e viruseve.
Artikulli paraprakSi ta mësoni fëmijën me pastërtinë?
Artikulli vijues220,000 muslimanë falin namazin e xhumasë së parë të Ramazanit në Al-Aksa