Qofte me patate

Për qoftet :
1 kg patate
1 qepe
… 100 gr edamer (ose çdo lloj tjetër djathë i verdhe )
1/2 l. kafe kimino
miell misri
1 l. supe vaj

Për salcën:
100 ml qumësht
1 thelp hudhër
4 l.caji, vaj
2 qepe
2 domate
kripe e piper

Pastroni e prisni ne copa patatet. I ziejmë ne ujë me kripe ,gjersa te zbuten.

Për salcën: grini qepet e hudhrën e i skuqni ne tigan me vaj. Shtoni kiminon,domatet te prera ne copa, kripen.,piperin. E lini te zieje sa te pije lëngjet e saj. Ne fund shtoni dhe qumështin. E ziejme dhe 2 minuta dhe e hiqni nga zjarri. E ruani te ngrohte.

Përgatisni qoftet: Patatet e ziera i bëni pure. Ne një tigan me vaj te nxehte skuqni qepen për disa minuta. e hiqni vajin nga tigani dhe hidhni aty purenë e djathin e grire. E përzieni pak minuta dhe e hidhni masën ne një tas. Kur ftohet ca ,merrni një luge nga kjo mase e punoni me duar ,duke i dhëne formën e qofteve te rrumbullakëta e pak te shtypura. I zhysni qoftet një nga një ne miellin e misrit dhe i skuqni ne tigan me vaj te nxehte. Dalin 4 cope me këto masa. I ktheni nga te dy anët. Pasi skuqen i kulloni ne letër kuzhine.IKB/kohaislame

 

 

Artikulli paraprakEgjipt: 143 studenta të plagosur në universitetin Mansure të Egjiptit
Artikulli vijuesMr. Naim Tërnava zgjidhet përsëri Myfti i Kosovës