Kosova kërkon lejim të “përgjimit” nga Facebook, për 7 raste

Facebook ka publikuar të dhënat për kërkesat e qeverive për qasje në të dhënat për përdorues të ndryshëm në këtë rrjet social.
Sipas tyre, Qeveria e Kosovës, në periudhën korrik-dhjetor 2014 ka bërë 2 kërkesa ku janë përfshirë 7 llogari në Facebook.
 
Nga këto kërkesa, Facebook ka vlerësuar se 50% e tyre plotësojnë kushtin që të plotësohen, pra i dha të dhëna për një nga kërkesat, transmeton koha.net.
 
Pavarësisht kësaj, ka shumë debate aktualisht nëse kompanitë e komunikimeve elektronike po bëjnë gjënë e duhur duke iu përgjigjur kërkesave të qeverive për të dhëna personale.
 
Arsyetohet se qeveri të ndryshme mund të synojnë të shtypin kundërshtarët e vet politikë përmes kërkesave të tilla.
 
Këto kompani thonë se i vlerësojnë me ashpërsi kërkesat e qeverive dhe përputhjen e këtyre kërkesave me legjislacionet përkatëse.
Artikulli paraprakSony Xperia Z4 do të sjell dizajn të ri
Artikulli vijuesCebit-i në epokën e ekonomisë digjitale