Ja se si ta riktheni butonin Start në Windows 8

Në Windows 8, edhe butoni Start edhe menyja klasike Start nuk janë më. Nëse nuk e pëlqeni ekranin e plotë, ekranin fillues të stilit Metro, këtu është një aplikacion i ri me burim të hapur që do të largojë të gjitha vështirësitë tuaja në Windows 8.

Aplikacioni quhet Classic Shell dhe ai e bën pikërisht atë të cilën e tregon edhe emri i tij. Ai u mundëson përdoruesve që të fusin butonin Start në desktop në Windows 8 dhe ta rregulloni atë rrugë të ndryshme.

Ja lista e plotë e funksioneve të Classic Shell nga faqja e zhvilluesit:

– “Drag and Drop” që jua mundëson organizimin e aplikacioneve

– Opsionet për të paraqitur Favoritet, zgjerimi i Control Panel, etj.

– Paraqet dokumentet e përdorura së fundi. Numri i dokumenteve që paraqiten mund të ndryshohet

– I përkthyer në 35 gjuhë, përfshinë përkrahjen nga e djathta në të majtë për gjuhën arabe dhe hebraike

– Nuk pamundëson funksionin e menysë origjinale Start në Windows. Ju mund t’i qaseni asaj duke shtypur Shift+ duke klikuar në butonin Start

– Klikoni me të djathtën në ndonjë gjë në meny për ta fshirë, riemëruar, radhitur, ose duke kryer punë të tjera

– Kutia për kërkim ju ndihmon në gjetjen e programeve tuaja pa hyrë në rrugën e shkurtesave të tastierës

– Është në dispozicion për sistemet 32 dhe 64-bit

– Ofron përkrahje për ndërfaqe, përfshirë ndërfaqet shtesë të palëve të treta

– I mundshëm për t’u ndryshuar si për nga pamja ashtu edhe për nga funksioni

– Përkrahje për Qasje Aktive në Microsoft

– Ndryshon butonin “All Programs” në menynë Windows në një meny rënëse (Vista dhe Windows 7)

– Fut një buton të ndryshuar Start (Windows 7 dhe 8)

– Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishmja – është FALAS! (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprak6 gabimet më të rrezikshme me ilacet
Artikulli vijuesINDUSTRIA TURKE E MROJTJES PAVARËSOHET ÇDO DITË E MË SHUMË