KOSOVA NË KRIZË

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar sot se Kosova është ne krizë institucionale. Ai këto deklarata i bëri duke komentuar zhvillimet e fundit në parlamentin e Kosovës, ku kryekuvendari Jakup Krasniqi theksoj se legjislativi është jo kredibil pasi që buron nga votat e vjedhura.

“Unë vlerësoj se Kosova është në një krizë se parlamenti i Republikës së Kosovës po ashtu është në një krizë. Ne nuk i dëshirojmë krizat për arsye se mendojmë që ky vend duhet të qeveriset në mënyrë stabile.

Ne kemi dyshuar se Kosova do të qeverisët në mënyrë stabile sepse është ndërtuar mbi votën e abuzuar dhe të vjedhur dhe tashmë praktikisht po pranohet edhe nga partia që ne kemi pas vërejtje, por ne do të punojmë të gjithë në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të jenë institucione demokratike dhe ato zgjedhje të jenë ilegale dhe legjitime”, tha Mustafa.kohaislame

Artikulli paraprakSERBIA E KEQE EDHE PA MILLOSHEVIQIN
Artikulli vijuesPAGA E PRESIDENTES, 52 HERË MË E LARTË SE NJË PENSION