
Gati sa herë që shfrytëzojnë tualetin, kosovarët janë të kujdesshëm në pastrimin e duarve. Kështu veprojnë edhe para se të hanë ushqim.
Këtë shprehi e kanë vërejtur edhe pronarët e lokaleve hoteliere.
Popull me higjienë të lartë të duarve, kosovarët i konsideron edhe dy organizata ndërkombëtare.
Gallup Internacional dhe WIN, në bazë të një hulumtimi të bërë e kanë radhitur Kosovën si të dytën në Evropë për nga pastërtia e duarve.
Edhe vetë kosovarët thonë se janë të kujdesshëm në larjen e duarve.