Kosovarët solidarizohen me sirianët

Një grup njerëzish nga Shqipëria u bëjnë thirrje kosovarëve që me datën 27 korrik në ora 18:00, të dalin në sheshin “Tereza” në Prishtinë dhe të solidarizohen me sirianët e pafajshëm.

“Në ngjarjet e dhimbshme qe po ndodhin në Siri, e cila nuk po kursen as jetët e fëmijëve dhe civilëve të pafajshëm, ne si shoqëri civile kemi organizuar një event të tillë në sheshin “Skënderbeu” në Tiranë dhe do t’a organizojmë ngjashëm edhe në Prishtinë”, thuhet në njoftim. /Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakMorsi emëron Ish ministrin e ujitjes së Egjiptit kryeministër
Artikulli vijuesNokia Lumia më i shitur se iPhone?