Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për rastin "Monstra"

Bëhet fjalë për Alil Demirin dhe Afrim Ismailoviq, së sipas aktakuzës së ngritur ata dyshohen si kryerësit e aktit të rastit “Monstra” lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

Në Kosovë sonte janë arrestuar dy të dyshuarit kryesor të akuzuar nga prokuroria e Maqedonisë për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, të njohur si çështja “Monstra”.

Bëhet fjalë për Alil Demirin dhe Afrim Ismailoviq, së sipas aktakuzës së ngritur ata dyshohen si kryerësit e aktit të vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

MPB e Maqedonisë përmes disa medieve proqeveritare në Shkup ka konfirmuar arrestimin dhe se siç mësohet ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska ka kërkuar menjëherë nga autoritetet kosovare ekstradimin e tyre në Maqedoni.

Vrasja e pesëfishtë në Smilkovc ndodhi më 12 prill 2012 në liqenin pranë fshatit Smilkovc të Shkupit, ku u vranë katër të rinj maqedonas dhe një peshkatar. Pas kësaj vrasje, MPB më 1 maj ndërmori operacionin “Monstra”, ku arrestoi dhjetëra veta, të gjithë shqiptarë, përfshirë gra dhe të moshuara, duke i akuzuar për kryerjen e vrasjes dhe përfshirjen në të.

Aktakuza e ngritur prej pesë faqeve ngarkon për vepër terrorizëm dhe vrasjen e kryer Alil Demirin, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Rami Sejdini si dhe Haki Haziri për ndihmën e dhënë gjatë kryerjes së aktit të vrasjes. Dy të akuzuarit Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq janë në arrati. Avokatët mbrojtës të të dyshuarëve kanë hedhur poshtë si të pabaza akuzat e ngritura dhe dëshmitë e deritanishme të paraqitur nga hetuesia. (R.Kadriu/ INA)/kohaislame

Artikulli paraprakShkencëtarët britanikë: Automobilat që voziten vetë
Artikulli vijuesPërse kërcasim me gishtërinj?