Krasniqi: LDK dhe Lista Serbe me qëndrime të përbashkëta për Specialen në Parlamentin Europian

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka hedhur poshtë deklarimet që përmes një kumtese i ka bërë sot publike sot grupi i deputetëve të LDK-së nga një takim parlamentar të Kosovës me deputetë të Parlamentit Europian në Strasbourg, transmeton Koha.net .

Sipas Krasniqit, i cili foli për medie pas përfundimit më mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Parlamenti i Kosovës bashkëpunon mirë me Parlamentin Europian.

“Nuk është e vërtetë që qëndrimi i koalicionit qeverisës ka ndikuar që të dështojë miratimi i konkluzioneve të përbashkëta në mes të Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Kosovës. Kjo ka ndodhur për shkak të qëndrimit të përbashkët të deputetëve të LDK-së dhe të Listës Serb. Ata bashkërisht kanë kundërshtuar amendamentin që ishte të bënte me Specialen. Deputetët e PDK –së vetëm kanë abstenuar gjatë votimit të këtij amendamenti “ ka thënë Krasniqi.

Në takimin që u mbajt ndërmjet përfaqësuesve të dy parlamenteve, temë ishte edhe nisma për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Sipas kumtesës së LDK-së, deputetët e kësaj partie rikonfirmuan qëndrimin se LDK do të vazhdojë të kundërshtojë çdo ide që ka për qëllim dëmtimin e sovranitetit të vendit dhe të partneritetit me shtetet mike. Deputetët po ashtu diskutuan lidhur me sundimin e ligjit, dialogun Kosovë-Serbi, krimet e kryera nga Serbia në Kosovë dhe tema të tjera lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë

Artikulli paraprakÇka është Klani?
Artikulli vijuesRaport: Të pasurit gjithnjë e më të pasur