Krijojnë energji me pedale, ulin dënimin e burgut

Të burgosurit pedalojnë në këmbim të uljes së dënimit. Fakti i çuditshëm është shënuar në një burg të Santa Rita do Sapucai, Brazil, një qytet mes malesh në veri të San Paolos. Ideja ishte e një gjykatësi dhe u pëlqye menjëherë nga drejtori i qendrës për vuajtjen e dënimit, pra burgut, por ishte një ide shumë e mirë edhe për të burgosurit vetë.

Sipas asaj që raporton ‘Euronews’, çdo tri ditë pedalim janë baras me minus një ditë burg për të dënuarin, transmeton TCH.

Arsyeja se pse është zgjedhur pikërisht pedalimi është po aq e veçantë. Me anë të këtij veprimi do të arrihet të prodhohet energjia elektrike, e cila ‘magazinohet’ më pas në bateri që do të përdoren për të ndriçuar rrugën përgjatë lumit të Santa Rita do Sapucai, zonë deri më tani në errësirë totale.

Veç faktit se me anë të këtij veprimi përfitojnë ulje të dënimit, të burgosurit arrijnë të mbajnë një formë shumë të mirë fizike dhe nuk shëndoshen, pohon drejtori i burgut, ndërkohë që edhe të burgosurit janë të kënaqur me vendimin, pasi kështu ndihen në një farë mënyre të dobishëm për komunitetin./koha/kohaislame

Artikulli paraprakSkype shton mundësinë për shpërndarje të fotografive përmes iPhone dhe iPad
Artikulli vijuesTelevizioni dhe ndikimi i tij