Skype shton mundësinë për shpërndarje të fotografive përmes iPhone dhe iPad

Përdoruesit e Skype tani mund të marrin dhe të dërgojnë fotografi falë përditësimit të fundit në aplikacionin për iOS.

Në dyqanin App Store të Apple është në dispozicion, që nga dita e sotme, versioni 4.1 i Skype, i cili vjen me disa përmirësime. Por njëra nga veçoritë më të mira është Photo Share.

Ju mund të merrni një foto ekzistuese nga galeria e pajisjes tuaj iPhone ose iPad – ose të kapni një të re – dhe pastaj ta dërgoni atë fotografi tek miqtë dhe familja përmes aplikacionit Skype.

Ndërmarrja thotë se nuk ka kufizime për madhësinë e fotografisë. Kështu që kjo është një mënyrë për të tejkaluar kufizimet e ngarkimit të skedarëve, shpesh të imponuar nga ofruesit e e-mailit.

Mjafton të shkruani emrin e kontaktit tek i cili dëshironi ta shpërndani fotografinë tuaj. Kontakti duhet të jetë i gatshëm për të pranuar mesazhet online.

Shtypni butonin ‘Send Photo’ dhe zgjidhni nëse doni të përdorni një foto ekzistuese apo të fotografoni një të re. Shkruani mesazhin tuaj dhe pastaj klikoni butonin ‘Send’.

Nëse kontakti juaj është online, mesazhi dhe fotografia dërgohen menjëherë; përndryshe ato do të jenë në pritje derisa personi të hyjë në Skype.

Edhe kontaktet tuaja në Skype mund t’ju dërgojnë fotografitë e tyre.

Sipas ndërmarrjes, përditësimi i fundit, e bën Skype të shpenzojë më pak bateri, kështu që përdoruesit e iOS-it mund ta mbajnë të hapur gjatë gjithë ditës aplikacionin e tyre. Po ashtu, aplikacioni dhe lista e kontakteve hapen pak më shpejt. (PC World Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakBankat në Kosovë nuk i ulin normat e interesit
Artikulli vijuesKrijojnë energji me pedale, ulin dënimin e burgut