Një krim i rëndë ka tronditur sot Vlorën.
Xhaxhai me probleme mendore ka masakruar nipin e tij 12-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Palasë të Vlorës, ku Jorgo Zani 31 vjeç i ka prerë kokën të nipit.
Policia ka arrestuar në fragrancë 31-vjeçarin në momentin kur kokën po e çonte në banesë, raporton Ora News.
Ka ndërhyrë menjëherë policia, e cila trupin e fëmijës e ka gjetur jashtë banese, ndërsa kokën brenda shtëpisë.
Nuk dihen rrethanat e këtij krimi të rëndë, por policia thotë se 31-vjeçari ka pasur probleme të rënda psiqike.
Ai ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik disa herë.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij krimi makabër.