Kroacia nga sot ua fal të gjitha borxhet qytetarëve të saj

Duke filluar nga sot, mijëra kroatë të varfër do të përfitojnë nga një dhuratë e pazakonshme e qeverisë kroate. Atyre do tu fshihen të gjitha borxhet publike që kanë pasur deri më tani duke përfshirë, energjinë, ujin, bërllokun, tatimet e shtëpisë etj.

E quajtur si “Fillim i Ri”, Qeveria dëshiron që të ndihmojë mbi 317 mijë kroatë të cilëve llogaritë bankare u janë bllokuar si pasojë e borxheve të tyre, transmeton Zëri.info.

 

“Atyre do tu jepet një rast i ri për një fillim të ri pa borxhe”, ka thënë zëvendës kryeministrja e këtij vendi, Milanka Opacic.

 

Kroatët të cilët do të përfitojnë nga kjo “dhuratë” duhet që borxhi i tyre të mos jetë më i lartë se 5 mijë euro dhe pagat e tyre të mos jenë më të larta se 140 euro.

 

Ata poashtu nuk duhet të kenë llogari bankare me para. Ky projekt pritet t’i kushtoj qeverisë kroate mbi 300 milion dollarë./Zëri/

Artikulli paraprakBehgjet Pacolli i "kryqëzon" Thaçin dhe Mustafën
Artikulli vijuesJa çfarë ndodh në Dubai nëse të bie kuleta në tokë!