
Kroacia ka rritur në mënyrë drastike shitjet e saj të armëve dekada të vjetra dhe municionit në Arabinë Saudite pavarësisht nga provat në rritje se dërgesat janë duke u drejtuar në Siri në shkelje të ligjit të Bashkimit Evropian dhe Ndërkombëtare.
Arabia Saudite edhe pse ka ushtrinë mirë të pajisur, ajo në blerjen e armëve nga Kroacia, ka shpenzuar 81.7 milion dollarë amerikanë në plumba, mortaja, raketa dhe granatë-hedhës në vlerë prej 5.8 milion dollarëve, blerjet të cilat janë realizuar gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2016, raporton occrp.org.
Këto shitje në total arrijnë dyfishin e shitjeve të Kroacisë në Arabinë Saudite gjatë katër viteve të mëparshme dhe vlera përfundimtare do të jetë më e lartë, pasi ende nuk janë publikuar shifrat për tremujorin e fundit. /Insajderi