Për Kryeministrin Davutoğlu i cili ndodhet në Iran për një vizitë zyrtare në rezidencën Sadabad është mbajtur një ceremoni shtetërore, ku pas dy himneve kombëtare të dy vendeve Davutoğlu ka përshëndetur trupën ceremoniale.
TEHERAN (AA) – Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu, pritet me ceremoni zyrtare nga zëvendës presidenti i parë i Iranit, Ishak Cihangiri, raporton Anadolu Agency (AA).
Për Kryeministrin Davutoğlu i cili ndodhet në Iran për një vizitë zyrtare në rezidencën Sadabad është mbajtur një ceremoni shtetërore, ku pas dy himneve kombëtare të dy vendeve Davutoğlu ka përshëndetur trupën ceremoniale.
Davutoğlu më pas ka nisur takimin kokë më kokë me Cihangiri-n dhe pas takimeve të delegacioneve pritet që të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp.
Në ceremoninë e pritjes ishin të pranishëm edhe ministri i Ekonomisë të Turqisë, Mustafa Elitaş, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak, ministri i Tregtisë dhe Doganave, Bülent Tüfenkci, ministri i Zhvillimit, Xhevdet Yilmaz, ministri i Transportit, Çështjeve Detare dhe Komunikacionit, Binali Yildirim, sekretari Përgjithshëm i AK Partisë, Abdulhamit Gül dhe zëvendëskryetari i Grupit të AK Partisë, Bulent Turan.
Gjithashtu të pranishëm në ceremoni ishin edhe ministri i Jashtëm i Iranit, Xhevad Zarif dhe Ministri iranian i Naftës, Bijen Zengene.