Kryeministri kanadez duke falur namaz në xhami

resized_29e3c-37a1ea75trudeauinmosque

Justin Trudeau, kryeministri aktual i Kanadasë, dhe udhëheqësi i Partisë Liberale, ka vizituar në vitin 2013 një xhami në perëndim të Kanadasë, dhe ka falur namazin bashkë me besimtarët e tjerë.

resized_01760-3c23499ccr1opdcxaaavftj

Lajmi, së bashku me pamjet përkatëse, janë publikuar këtë të hënë nga faqja elektronike CIJNews.

Bëhet fjalë për korrikun e 2013-ës, dy vite përpara se Justin Trudeau të emërohej kryeministër i
Kanadasë. Vizita është zhvilluar në xhaminë Jamea Majsid, në Surrey, në perëndim të vendit.

Siç raporton faqja e mësipërme elektronike, Trudeau u është bashkuar muslimanëve në namaz, e më pas ka mbajtur një fjalë për ta, duke iu drejtuar atyre me përshëndetjen Esselamu Alejkum.

resized_33713-ce30cf80134952_pod

Në fjalën e tij ai i ka falënderuar besimtarët që e nderuan duke i dhënë mundësi të falej me ta, e ka theksuar po ashtu se vlerat e muajit të shenjtë të ramazanit nuk ishin vetëm vlera muslimane, por edhe kanadeze.

“Për mua,” u ka thënë mes të tjerave kryeministri i sotëm i Kanadasë besimtarëve, “ky moment ramazani është koha për të reflektuar mbi vlerat e empatisë, bujarisë dhe dhembshurisë, bamirësisë dhe, po ashtu, disiplinës. Ato nuk janë vetëm vlera muslimane, por edhe vlera kanadeze.”ef39dcb4a5a8058d7ee4e83c8393d0dc

“Faleminderit shumë për mikëpritjen tuaj sonte, dhe ju uroj një muaj të bekuar ramazani,” e ka mbyllur fjalën e tij asokohe Justin Trudeau.

Qasja e tij ndaj çështjes së refugjatëve sirianë është po
ashtu sot mbresëlënëse. Menjëherë pas marrjes së detyrës së kryeministrit, ai deklaroi se vendi i tij do të priste mijëra refugjatë sirianë, e doli ta priste vetë në aeroport grupin e parë të tyre. /tesheshi.com/

Artikulli paraprakItaliani vret shqiptarin pasi e gjen me bashkëshorten e tij
Artikulli vijuesKu jeni bre "patriota"ambasadorja Franceze po flet kundër flamurin kuq e zi ?