Një britanik i dyshuar si superhacker pritet të ekstradohet drejt Shteteve të Bashkuara për t’u përballur me një gjykim pas të cilit ai mund të dënohet me 99 vjet burg, pas vendimit të marrë sot nga një gjykatë britanike.
Lauri Love, 31 vjeç, dyshohet se ka hacker-uar një sasi të madhe të dhënash të agjencive amerikane përfshi Federal Reserve, Nasa dhe FBI gjatë viteve 2012-2013.
Gjykatësja britanike Nina Tempia ra dakord sot me autoritetet amerikane dhe vendosi se 31-vjeçari duhet të përballet me një gjykim për vjedhje kibernetike në Amerikë.
Z. Love, i cili do t’i drejtohet për rekurs Gjykatës së Lartë, u shpreh pas vendimit të sotëm: “Në rast se keni ardhur për drejtësinë e humbët shansin”.
Babai i tij Reverendi Alexander Love shtoi: ‘Nuk është e drejtë që një djalosh me pronleme të shëndetit mendor të çohet larg kujdesit të familjes së tij në SHBA. Është gabim. Besimi ynë nuk është te sistemi ligjor por te Zoti”.
Rasti i tij është “thuajse i njëjtë” me atë të kolegut të tij hacker Gary McKinnon, ekstradimi i të cilit u bllokua nga Sekretarja e Brendshme e atëhershme Theresa May më 2012-n./Mapo
You Might also Like
Situata politike rrezikon investimet e huaja
Situata politike po pengon interesimin apo ardhjen e investitorëve ndërkombëtar në Kosovë, investime këto që…
By
4 Min Read
Aksion i KFOR-it në veri
Forcat paqeruajtëse të KFOR- it, në mëngjes herët kanë larguar një barrikadë betoni në rrugën…
By
1 Min Read
Deputetë të VV-së nuk lejohen të hyjnë në Qeveri
Policia e Kosovës dhe sigurimi i ndërtesës së Qeverisë kanë ndaluar deputetët e lëvizjes Vetëvendosje…
By
2 Min Read
Franca nuk ndalet
Forcat e pushtuese franceze po synojnë të pushtojnë qytetin Timbuktu, në vazhdën e tyre kundër…
By
1 Min Read
Vritet shefi i kamikazëve të ISIS-it në Gaziantep
Në kuadër të operacioneve kundër organizatës terroriste DEASH në qytetin Gaziantep të Turqisë neutralizohet Mehmet…
By
2 Min Read
Quhet “terroriste” vetëm pse kishte mbulesë
Një studente myslimane “është pështyrë dhe është quajtur terroriste” teksa po udhëtonte me autobus në…
By
1 Min Read
