Demokracia ka shumë të mira, por ka edhe diçka të keqe. E keqja në këtë demokraci është neni ku flitet për bashkëjetesën mes dy njerëzve të të njëjtës gjini. Krasniqit iu desh një pyetje e thjeshtë e një aktori, që tash po e udhëheq emisionin humoristik “Përrallë me tupan” të 1st Channel, që të tregojë se ai personalisht është kundër martesës dhe bashkëjetesës së homoseksualëve. “Unë thash demokracia i ka të mirat dhe të këqijat e veta”, ka thënë Krasniqi kur u sugjerua nga aktori i Përrallës me Tupan që ta heq nenin nga Kushtetuta i cili e lejon bashkimin e dy personave të të njëjtës gjini. Madje, Krasniqi ka hezituar edhe ta pranojë faktin se në Kushtetuta e Kosovës është tolerante ndaj martesave të të njëjës gjini, poqense kjo çështje do të rregullohej me Ligjin e Familjes. Ai ka insistuar se kësaj pune, nuk i thuhet martesë, por bashkim mes dy njerëzve. “Martesa nënkupton vetëm bashkimin e dy gjinive të kundërta. Unë nuk thash… Por nuk ka martesë mes gjinive të njëjta, shpjegim tjetër nuk ka”, ka thënë Krasniqi, sipas të cilit demokracia ka anën e vet pozitive e sigurisht ka edhe anën negative. “Ajo u jep mundësi zhvillimit të një konkurrence në vendime… Kjo është e mira, e keqja është që kjo hyrje e jona në demokraci e ka shkaktuar një partializim të madh të fuqisë politike të popullit tonë”./exp/kohaislame
You Might also Like
Krasniqi: Jabllanoviqi mbeturinë e Millosheviqit
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, e ka quajtur ministrin për…
By
Redaksia
2 Min Read
Mjekët ankohen për padrejtësi në konkurse
Shërbimi i Imunologjisë dhe i Alergologjisë para më shumë se një viti është shndërruar në…
By
Redaksia
6 Min Read
Kryeministri Haradinaj premton ndryshimin e gjendjes në arsim
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka premtuar ndryshimin e gjendjes në arsim, pasi kjo është…
By
Redaksia
1 Min Read
Deputeti i CDU-së: Shfuqizimi i Speciales mund të çojë deri në ngrirjen e integrimit të Kosovës në BE
Shfuqizimi i Gjykatës Speciale mund të çojë deri në ngrirjen e perspektivës së integrimit të…
By
Redaksia
7 Min Read
Albin Kurti: Nuk do të punojë Contour Global për Kosovën, por ne do të punojmë për Contour Global
Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha kontrata me Contour Global e vë interesin shtetëror të…
By
Redaksia
1 Min Read
‘Çetnikja’ Antonijevic lirohet me kaucion
Policia e Kosovë ka liruar nga paraburgimi serben nga Beogradi, Snezana Antonijevic, e cila në…
By
Redaksia
1 Min Read
