Zef Prendrecaj, drejtor i Zyrës së Prokurorit Disiplinor (ZPD) dhe dy inspektorë të këtij institucioni të pavarur mund të hetohen nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, nëse kjo e fundit vlerëson se ka bazë kallëzimi penal, i dorëzuar këto ditë kundër tyre nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqri Syla.
Kryeprokurori Syla pretendon se Prendrecaj dhe dy inspektorët, Kadri Begolli dhe Arianit Salihu, kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, duke mos e hetuar ish-prokuroren, Vahide Badivuku, edhe pse kishte dorëzuar disa ankesa në ZPD për shkelje disiplinore, shkruan sot Koha Ditore.
Syla ndërkaq thotë se është duke u shantazhuar me një hetim që është duke u zhvilluar ndaj tij prej kësaj zyre. Zyrtarë të ZPD-së e mohojnë një gjë të tillë, duke e akuzuar kryeprokurorin për kërcënim, hakmarrje e shantazh pas hetimit që po zhvillohet ndaj tij.
Në kallëzimin penal, të cilin e ka siguruar “Koha Ditore”, thuhet se gjatë vitit 2014 dhe 2015, ankesat e dërguara kundër ish-prokurores së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Vahide Badivuku, Prendrecaj nuk i ka shqyrtuar dhe në këtë mënyrë “nuk e ka përmbushur detyrën zyrtare, me qëllim që tjetrit t`i shkaktojë përfitim”.
You Might also Like
Zv drejtori i burgut të Idrizovës mobilizon të burgosurit për ndihmë në Hasanbeg
Zv drejtori i burgut të Idrizovës Sadush Arifi ka mobilizuar të burgosurit për ndihmë në…
By
Redaksia
0 Min Read
Në mes të qershorit, Austria mbulohet nga bora
Austria në dy ditët e fundit ëshë duke u përballuar më një mot shumë të…
By
Redaksia
1 Min Read
Sulm ajror i ushtrisë izraelite ndaj civilëve palestinez
Një avion zbulues izraelit goditi civilët palestineze. Një avion zbulues i armatosur me raketa i…
By
Redaksia
2 Min Read
KAZAKISTANI ZGJEDH KRYEMINISTRIN E RI
Ligjvënësit e Kazakistanit kanë miratuar njëzëri Serik Akhmetovin në postin e kryeministrit të ri të…
By
Redaksia
1 Min Read
Lufta dhe ‘çarja e rrethimit të Junikut’ (16 tetor – 8 nëntor 1944)
Ngjarjet e mëdha historike që u zhvilluan në terrenet e fshatit të lashtë Junik prej…
By
Redaksia
12 Min Read
Rasti Haradinaj, sot dhe nesër seancat përmbyllëse
Seancat përmbyllëse të procesit gjyqësor kundër ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj mbahen sot dhe…
By
Redaksia
1 Min Read
