Monumentet më të rëndësishme në kryeqendrat evropiane dhe botërore mbrëmë janë “mbështjellë” me ngjyrat e flamurit të Turqisë, në shenjë solidarizimi me metropolën turke e cila ditë më parë ishte cak i një sulmi terrorist i cili përfundoi me 42 civilë të vdekur, raporton Anadolu Agency (AA).
Në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) qendra tregtare Empire State Building u errësua si shenjë nderimi për 42 viktimat e sulmit, ndërkohë që në zemër të kryeqytetit gjerman, Berlin, më saktësisht porta e Brandenburgut u ndriçua me ngjyrat e flamurit kombëtar turk.
Disa njerëzit që ishin tubuar para portës, valëvitën flamujt turq dhe ndezën qirinj për të përkujtuar viktimat e sulmit të Stambollit. Edhe Gjeorgjia është solidarizuar me Turqinë.
Në shenjë solidarizimi me popullin turk, kulla e Tbilisit që është një nga shenjat dalluese të kryeqytetit gjeorgjian u ndriçua me ngjyrat e flamurit të Turqisë.
Më herët, një nga simbolet më të rëndësishme të Bosnjë e Hercegovinës, Ura e Mostarit, pas sulmit terrorist në aeroportin Ataturk të Stambollit, u ndriçua me ngjyrat e flamurit turk.
Ura e cila mund të quhet dhe ndryshe si shpirti i qytetit Mostar më 9 nëntor të vitit 1993 u shemb nga një sulm i artilerisë kroate të asaj kohe.
Me ndërhyrjen e Turqisë ura historike u kthye në identitet në vitin 2004 dhe në po të njëjtin vit u hap për vizitorët duke e rimarrë përsëri përsipër mbi supe simbolikën e bashkëjetesës së civilizimeve.