Kryetari jam unë

Hashim Thaçi i është përgjigjur negativisht kërkesës së Ramush Haradinajt për t’u bërë “Kryetar i Qeverisë”, por nuk refuzoi bashkëqeverisjen me AAK-në.

Ai tha se nuk do ta lëshojë postin aktual për t’u bërë President. Për ta dëshmuar këtë, kreu i ekzekutivit bëri një vizitë te Atifete Jahjaga.

Burime të gazetës “Express” thonë se Kryeministri e ka siguruar Presidenten se nuk favorizon opsionin e rokadave politike.
Emërimi i Blerim Shalës si koordinator dhe deklaratat e Ramush Haradinajt për mundësinë e ndryshimit të udhëheqësve të shtetit e kanë shtyrë kryeministrin Hashim Thaçi të vizitojë të hënën Presidenten Atifete Jahjaga.

Temën e nënkryetarit të AAK-së e ka përfshirë Presidenca në njoftimin e lëshuar pas takimit, por jo edhe diskutimin për skenarin e Ramush Haradinajt.

Sipas burimeve brenda takimit, Thaçi i ka thënë Presidentes se nuk ka pasur shkelje të Kushtetutës me rastin e emërimit të nënkryetarit të AAK-së në procesin e dialogut, ndërsa e ka siguruar se nuk e ka në plan të përfillë skenarin e Ramush Haradinajt.

Lideri i AAK-së ka thënë se po synon të bëhet Kryeministër, ndërsa Thaçin ta akomodojë në postin më të lartë shtetëror.

“Kryeministri ia ka rikonfirmuar përkrahjen e tij dhe të PDK-së Presidentes, si dhe e ka siguruar se posti i saj nuk do të preket pavarësisht ndonjë koalicioni të ri”, ka thënë ai.

Ndërkohë, në njoftimin e Presidencës, të lëshuar pas takimit, thuhet se aty kanë folur vetëm për dialogun, ndërsa Kryeministri e ka falënderuar Jahjagën për emërimin e Blerim Shalës në postin e koordinatorit të bisedimeve.

Për dallim prej Thaçit, Presidentja i ka ofruar përkrahje Qeverisë, për të cilën deri më tash se ka thënë asnjë kritikë konkrete.

“Presidentja Jahjaga i dha mbështetje punës së Qeverisë dhe të kryeministrit në arritjen e marrëveshjeve konkrete ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë veçanërisht në arritjen e marrëveshjes në menaxhimin e integruar të kufijve, me çka dy vendet e arrijnë një standard evropian të rëndësishëm në agjendën e integrimeve në BE”, thuhet në njoftimin e Presidentes.kohaislame

Artikulli paraprakGashi: Koalicioni PDK-AAK për të keqen e Kosovës
Artikulli vijuesLipjan: Vjedhin kabull elektrike në Shtëpinë e Shëndetit