Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Dy rekate sunet të namazit të sabahut dallojnë nga sunetet e tjera me disa gjëra.
1. Në to lexohen sure specifike. Në rekatin e pare lexohet “Kul ja ejuhel kafirun” dhe në rekatin e dytë “Kul huvAllahu ehad”. Ose në rekatin e parë “Kulu amena bil-lahi ue ma unzile ilejna” sure “El-Bekare”.
Ndërsa në rekatin e dytë “Kul ja ehlel kitabi tealu ila kelimatin…” sure “Al-Imran”.
2. Këto dy rekte falen lehtë (shpejt) saqë Aisha radijAllahu anha ka thënë: “A e lexoi (profetialejhis-selam) Ummil-Kitabin apo jo”. Mutefekun alejhi.
Për shkak tës hpejtimit të tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në faljen e tyre. “Ummul-Kuran” është surja “El-Fatiha”.
3. Këto dy rekate falen në çdo gjendje; kur je vendali dhe në udhëtim.
4. Në faljen e këtyre dy rekateve sunet ka shpërblime të mëdha. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Dy rekate sunet të namzit të sabahut janë më të mira se sa dynjaja dhe çka në të”. E ka nxjerr Muslimi
“Sifetus-Salah”
Përktheu: UnejsSheme