Kryeministri Nikolla Gruevski paralajmëroi se javën e ardhshme në kufirin jugor maqedonas do të vendosen në numër më të vogël, polic nga më shumë shtete për t`i ndihmuar policisë tonë në menaxhimin me krizën e refugjatëve. Ai pret që edhe forcat e FRONTEKS të japin kontribut gjatë kontrollimit të refugjatëve
Kufirin maqedonas nga refugjatët do ta mbrojnë edhe policët serb

Policë nga Serbia, Kroacia, Sllovenia, Hungaria dhe vendet tjera deri në fund të javës së ardhshme do t`i bashkëngjiten policëve maqedonas në sigurimin e kufirit në Gjevgjeli, për t`u penguar hyrja e refugjatëve ekonomik.
Këtë gjë, sot e paralajmëroi kryeministri Nikolla Gruevski i cili theksoi se gjatë dhjetë ditëve të fundit ka diskutuar me kryeministrat e këtyre vendeve prej të cilëve ka marr përgjigje pozitive, pasi që, ashtu si theksoi, shtetet e tyre janë me rrezik potencial nga refugjatët ekonomik.
Gruevski e përshëndeti vendimin që nga java e ardhshme të shpërndahen forcat e FRONTEKS në territorin grek, që ishte kërkesë e Maqedonisë,” pasi që forcat tona një kohë të gjatë janë lënë në vetvete që të menaxhojnë me refugjatët”.
Në pyetjen nëse Maqedonia e mori ndihmën e premtuar nga Brukseli, Gruevski u përgjigj se Maqedoninë kriza e refugjatëve i kushton mbi 10 milion euro, ndërsa Maqedonia ka pranuar vetëm rreth 90.000 euro ndihmë,