Kujdes! Biskotat “Jaffa” janë duke u shitur të mykura në tregun e Kosovës (FOTO)

Biskotat e kompanisë serbe “Crvenka”, “Jaffa” janë duke u shitur në treg të mykura dhe me gjasë edhe me afat të skaduar.

Qytetarët janë shqetësuar kur i kanë parë biskotat duke u shitur me këtë gjendje, pamje të mbuluar nga myku.

Lexuesit e portalit INFOKUSI i kanë dërguar këto foto duke treguar se këto produkte të mykura janë duke u shitur me shumicë në tregun e Kosovës.

14625503_965384900260492_785378704_n

Ata kanë thënë se e kanë njoftuar edhe inspektoratin por se nuk e dinë nëse ata kanë ndërmarr masa.

“Sasia e keksëve Jaffa me këtë pamje të gërditshme ka qenë e madhe. Nuk ishte vetëm një por thuajse të gjitha në atë raft dhe ky nuk është rasti i parë qe i kam parë”, ka thënë ky lexues i portalit INFOKUSI.

Ndryshe, biskotat “Jaffa” prodhohen në Serbi nga kompania “Crvenka” e Gornji Milanovacit. Përfaqësues i produkteve të tyre për Kosovë është kompania “Buçaj”, e cila është në pronësi të Xhevat Isufi. /INFOKUSI

 

14657702_965384903593825_2060819290_n

Artikulli paraprakÇdo muaj më i shtrenjtë se tjetri
Artikulli vijuesHoxhë Osmani Musliu: Ata që dhanë leje për kishën në Llapushnik janë të zhytur në padrejtësi!