Shumë personalitete publike dhe të njohura kanë përkujtuar të mërkurën ish-presidentin e Bosnjës, Alija Izetbegoviç me rastin e 13-vjetorit të vdekjes së tij.
Një prej tyre ishte edhe futbollisti i Barcelonës, turku Arda Turan.
Turan, në profilin e tij zyrtar në Instagram ka cituar të ndjerin kur tha gjatë luftës tragjike me serbët:
“’Nuk do të ndjekim gjurmët e hakmarrjes, por kurrë nuk do të harrojmë atë që është bërë. Dhe kur e tëra të përfundojë, ajo çfarë do të kujtojmë nuk janë fjalët e armiqve tanë, por heshtja e miqve tanë. Ne po vdesim, por as ata nuk po fitojnë’. Zoti të bekoftë…me respekt…”.
Por postimi ka ngjallur reagime të mëdha nëpër portalet serbe, të cila e kanë quajtur si skandaloz atë për shkak se sipas tyre, Turan ka quajtur popullin serb armik, meqë ka cituar Izetbegoviçin. /tesheshi.com/