KUJTONI ÇFARË KENI QENË NË TË KALUARËN, NDAJ MOS NËNÇMO TË TJERËT!

Autor: Nouman Ali Khan

Një nga cilësitë më të këqija të shoqërisë është të qenët i vrazhdë, arrogant, kritikues dhe gjykues i besimtarëve të tjerë. Këto janë cilësitë më të këqija me të cilat përshkruhen çifutët, ndaj Allahu ua kujtoi themelet e fesë së tyre, duke përfshirë edhe: “Kulu li-n-nasi husnen…“ – “…Thoni fjalë të mira njerëzve…” [El Bekare, 83]

Për fat të keq, në mesin e besimtarëve ndodh që sa më tepër e praktikojnë fenë, bëhen akoma më këqij” ndaj rrethit, më të rëndë për komunikim, duken më të idhët dhe zemërak në shoqërinë ku jetojnë.

Nëse Individ të caktuar i përmbahen një pjese të fesë, ndërsa gjithnjë janë nervoz dhe të inatosur, me siguri që do të dëshironi ti evitoni ato.

Nëse gratë të caktuara të cilat kanë filluar mbajtjen e mbulesës, menjëherë fillojnë t’i gjykojnë të gjithë ato që nuk janë mbuluar, dhe i shikojnë në mënyrë të tillë sikur do të dëshironin t’ua djegin flokët.

Duhet me ndodhë e kundërta, njeriu sa më tepër që praktikon fenë, duhet të jetë më i këndshëm, më i butë, më shpirtgjerë, plotë kuptim dhe falje ndaj gabimeve të tjerëve.

Allahu i përshkruan besimtarët kështu: “…të përulur me besimtarët dhe të ashpër me femohuesit…” [Kur’an, El-Maide 54]

Ata i falin besimtarët…

Janë të butë ndaj tyre…

Janë të këndshëm në fjalimet e tyre…

Nuk janë të vrazhdë dhe nuk i gjykojnë besimtarët e tjerë.

Mos i shikoni nga lartësia njerëzit që jetojnë në injorancë, e sa kemi të tillë sot, dhe menjëherë mendojmë: “Eee, falna Zot, nuk mund të besoj që këta janë shokët e mi, kush janë këta injorantë, ata bëjnë risi, femohim, harame, nuk respektojnë “asgjë”, ndalo pak dhe kujto se në të kaluarën edhe ti ke qenë sikur ata.

Edhe ti ke qenë i njëjti. Kush të udhëzoi ti?

“Dhe ju ishit buzë greminës së zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj.” Në të njëjtin ajet Allahu thotë: “Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në saje të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër.” [Kur’an, Ali Imran, 103]

Ishit në buzë zë greminës, ndaj Allahu ju shpëtoi, ndaj kujtoni kur vëreni dikë që gjendet buzë greminës. Në vend që të zemëroheni dhe më tepër ta shtyni drejtë greminës, bëhuni të durueshëm. Bëhuni të këndshëm. Disa njerëz vijnë tek dijetarët dhe thonë: “Mundohem që vëllanë tim ta rikthejë në fe. Kaluan që dy muaj, por aspak nuk përmirësohet. Çfarë të bëj?” Çfarë veproi Nuhu alejhis-selam? Bëri durim. Ai kaloi shumë gjatë me djalin e tij dhe shoqërisë në përgjithësi, dhe nuk tha: “Dëgjoni, unë ju thërras, ndaj nëse nuk përgjigjeni, unë i përgatis valixhet dhe ika që këtej…”

Ashtu sillej edhe Muhammedi alejhis-selam me kurejshët, ndërsa e dini çfarë kanë qenë ata!

Ne sot flasim rreth familjeve të besimtarëve. Ne jemi të detyruar të jemi të butë. Ndërsa mendjemadhësia dhe arroganca janë shumë t rrezikshme. Mësimi themelor i fesë sonë është: La ilahe il–lallah. Dëshmia domethënë pranim i Madhështisë së Allahut, dhe si pasojë e kësaj njohja e pafuqisë personale. Sa më tepër të kujtosh Allahun, aq më tepër je përulës.

Sot sa të arrish në xhami apo në mesin e besimtarëve, njerëzit të peshojnë kush je dhe si je. Madje edhe njerëzit që punojnë për Islam shikojnë njëri-tjetrin shtrembër dhe me dyshim, dhe nuk i besojnë njëri-tjetrit.

Madje njerëzit i japin selam në mesin e tyre, ndërkohë që kanë mendime të këqija.

Selami vërteton se në mes nesh nuk ka zënka dhe mospajtime, por duhemi dhe respektohemi dhe në mes nesh ka paqe dhe harmoni…

Paraqet dyfytyrësi të flasësh diçka që nuk mendon, të japish selam, ndërsa të mendosh të kundërtën.

Rrugëdalja është në njohjen e rëndësisë së përuljes ndaj besimtarëve dhe të mësojmë të jemi të butë dhe durueshëm në mes veti.

Përshtati: Lutfi Muaremi

Artikulli paraprakTërmet i ri para 10 minutave në Shkup, ja sa gradë ishte!
Artikulli vijuesFranca do të kërkojë hetimin e krimeve të luftës në Halep